AquaWorld Albania u themelua në vitin 2015 me një vizion të qartë: të përfshihet në të gjitha aspektet e botës së akuariumeve. Emri ynë pasqyron këtë përkushtim të plotë ndaj një pasioni që është kthyer në profesion.
Peshku klloun (Nemo) është peshk deti portokalli me vija të bardha. Në natyrë jeton brenda anemoneve të detit. Është nga peshqit më të lehtë për akuarium deti.
Të dhëna kryesore
Lloji: peshk DETI (jo për ujë të ëmbël)
Madhësia që shitet: masa S (e vogël)
Kur rritet arrin: 8-10 cm
Temperatura: 24-27°C
Kripësia: 1.023-1.025
Akuariumi minimal: 80 litra ujë deti
Sjellja: e qetë, pak territoriale me llojin e vet
Bashkëjeton me: peshq deti të qetë, koralë, anemona
Ushqimi: granula për peshq deti, artemia, mysis të ngrirë
Vështirësia: e lehtë për akuarium deti
Kujdesi
Mbajini në çift ose 1 copë.
Nuk ka nevojë domosdo për anemonë.
Akuarium i stabilizuar, me kripë deti të matë.
Kujdes!
NUK jeton në ujë të ëmbël. Duhet akuarium me ujë deti.
Mos vendosni shumë çifte në akuarium të vogël.
Pyetje të shpeshta
A rri në akuarium të zakonshëm? Jo, vetëm në ujë deti.
A i duhet anemonë? Jo domosdo.
Sa rritet? 8-10 cm.
A është i vështirë? Jo, është nga më të lehtët për det.
Si e kërkojnë klientët
nemo, peshk nemo, clownfish, peshk klloun, amphiprion, peshk deti
Vlerësime(0)
Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që komenton!
Lini një përmbledhje