AquaWorld Albania u themelua në vitin 2015 me një vizion të qartë: të përfshihet në të gjitha aspektet e botës së akuariumeve. Emri ynë pasqyron këtë përkushtim të plotë ndaj një pasioni që është kthyer në profesion.
Bimë me gjethe shumë të ngushta dhe të gjata jeshile, që shpesh përkulen anash, me nuancë vjollcë poshtë. Majat mund të marrin ngjyrë kafe të kuqërremtë.
Temperatura
22–28 °C
pH
6.5 – 7.5
Drita
Mesatare – e fortë
CO₂
10–40 mg/l
Rritja
Shumë e shpejtë
Lartësia
15 – 60 cm
Shiko në dyqan
Kujdesi
Shumë e pakërkuese, e mirë për fillestarë. Rritet mirë me dritë mesatare edhe pa CO₂; plehrimi e shpejton rritjen. Krasitja herë pas here e bën më të dendur.
Shumimi
Copat nga majat mbillen direkt.
Ku ta vendosësh
Në grupe në pjesën e pasme ose të mesme.
Rritet emerse (jashtë ujit) në serën tonë. Kur kalon nën ujë, disa gjethe të vjetra mund të bien dhe zëvendësohen shpejt me gjethe të reja nënujore – normale gjatë përshtatjes.
Të dhënat e plota
Emri shkencor
Pogostemon quadrifolius
Familja
Lamiaceae
Origjina
Indi, Bangladesh, Azia Juglindore (në akuarium nga Laosi)
Lloji i rritjes
Me kërcell
Vështirësia
E lehtë
Shpejtësia e rritjes
Shumë e shpejtë
Lartësia / gjerësia
15 – 60 cm / –
Drita
Mesatare – e fortë
CO₂
10–40 mg/l
Temperatura
22–28 °C
pH / KH
6.5 – 7.5 / 1–18 °dKH
Shumimi
Copa kërcelli
Brenda / jashtë ujit
Po / Po
Vendi në akuarium
Pas, mes
Burimi i të dhënave: Flowgrow, Aquasabi, plus përvoja jonë në serë.