AquaWorld Albania u themelua në vitin 2015 me një vizion të qartë: të përfshihet në të gjitha aspektet e botës së akuariumeve. Emri ynë pasqyron këtë përkushtim të plotë ndaj një pasioni që është kthyer në profesion.
Formë e Ludwigia inclinata nga Kolumbia, me gjethe të ngushta në rrathë që me dritë të bollshme marrin tone të forta të kuqe deri portokalli. Më pak e kërkuese se 'Pantanal', e ngjashme me 'Cuba'.
Temperatura
24–28 °C
pH
4.5 – 7
Drita
E fortë
CO₂
25–40 mg/l
Rritja
E shpejtë
Lartësia
15 – 60 cm
Shiko në dyqan
Kujdesi
Kërkon dritë të fortë, CO₂, ujë të butë (KH mundësisht nën 4) dhe plehrim të plotë me makro dhe mikroelemente.
Shumimi
Copat nga majat rimbillen në zhavorr.
Ku ta vendosësh
Si theks ngjyre në mes ose pas akuariumit.
Rritet emerse (jashtë ujit) në serën tonë, ku gjethet dalin më të gjelbra dhe më të rrumbullakëta. Nën ujë, me dritë të mirë, ngjyra e kuqe forcohet brenda pak javësh. Rënia e disa gjetheve të vjetra gjatë përshtatjes është normale.
Të dhënat e plota
Emri shkencor
Ludwigia inclinata 'Meta'
Familja
Onagraceae
Origjina
Departamenti Meta (Kolumbi qendrore)
Lloji i rritjes
Me kërcell
Vështirësia
Mesatare
Shpejtësia e rritjes
E shpejtë
Lartësia / gjerësia
15 – 60 cm / –
Drita
E fortë
CO₂
25–40 mg/l
Temperatura
24–28 °C (duron 18–30 °C)
pH / KH
4.5 – 7 / 0–4 °dKH
Shumimi
Copa kërcelli
Brenda / jashtë ujit
Po / Po
Vendi në akuarium
Theks, mes, pas
Burimi i të dhënave: Aquasabi; temperatura dhe pH sipas Flowgrow (L. inclinata var. verticillata), plus përvoja jonë në serë.