AquaWorld Albania u themelua në vitin 2015 me një vizion të qartë: të përfshihet në të gjitha aspektet e botës së akuariumeve. Emri ynë pasqyron këtë përkushtim të plotë ndaj një pasioni që është kthyer në profesion.
Një nga peshqit më të njohur të akuariumit: i vogël, paqësor, me një shirit blu të shndritshëm dhe pjesën e poshtme të kuqe. Në tufë të madhe krijon një pamje shumë të bukur.
Temperatura
21–25 °C
pH
4 – 7.5
Madhësia
deri 3 cm
Akuariumi min.
54 L (60 cm)
Karakteri
Paqësor
Grupi
8–10+
Shiko në dyqan
Kujdesi
Mbahet në tufë të madhe. Në natyrë jeton në përrenj pyjorë me ujë acid, gjethe të rëna dhe drurë, prandaj i pëlqejnë bimët dhe drita jo shumë e fortë. Ndryshimet e ujit bëhen gradualisht.
Ushqimi
Omnivor. Mund të jetojë me ushqim të thatë, por shkon më mirë me ushqim të larmishëm: peta, granula të vogla dhe herë pas here ushqim i ngrirë ose i gjallë (krimba të kuq, dafni).
Me kë shkon
Paqësor. Shkon mirë me peshq të tjerë të vegjël e të qetë dhe me ciklidë jo grabitqarë. Mos e mbaj me peshq të mëdhenj që mund ta hanë.
Neonët e tregut janë rritur për shumë breza në ferma, prandaj janë pak më të ndjeshëm. Përshtate ngadalë me ujin e ri dhe zgjidh peshq me ngjyra të forta e që notojnë normalisht – kjo ndihmon kundër sëmundjes së neonit (NTD).
Të dhënat e plota
Emri shkencor
Paracheirodon innesi
Emri tregtar
Neon Tetra
Familja
Characidae
Origjina
Pellgu perëndimor i Amazonës (Kolumbi, Brazil)
Madhësia e rritur
deri 3 cm
Akuariumi minimal
rreth 54 litra, baza 60 × 30 cm
Temperatura
21–25 °C
pH / Fortësia
4 – 7.5 / 1–12 °dGH
Karakteri
Paqësor; për akuariume të përbashkët
Grupi
Të paktën 8–10 copë – noton në tufë
Ushqimi
Omnivor: peta, granula të vogla, krimba të kuq, dafni
Mashkull / femër
Femra është më e rrumbullakët dhe pak më e madhe se mashkulli.
Shumimi
Në akuarium të veçantë me ujë shumë të butë dhe acid (pH 5.5–6.5) dhe 26.5–29 °C. Vezët çelin pas 24–36 orësh.