AquaWorld Albania u themelua në vitin 2015 me një vizion të qartë: të përfshihet në të gjitha aspektet e botës së akuariumeve. Emri ynë pasqyron këtë përkushtim të plotë ndaj një pasioni që është kthyer në profesion.
Një nga bimët me kërcell më të njohura. Gjethe të vogla të rrumbullakëta jeshile, që me dritë të fortë marrin ngjyrë rozë deri të kuqërremtë në maja.
Temperatura
22–28 °C
pH
4.5 – 8
Drita
Mesatare – e fortë
CO₂
10–40 mg/l
Rritja
E shpejtë
Lartësia
20 – 80 cm
Shiko në dyqan
Kujdesi
Rritet mirë me dritë mesatare, por ngjyra e kuqe del vetëm me dritë të fortë. Ngjyrat më të bukura i jep me nitrate të ulëta, fosfat dhe hekur të mjaftueshëm. Krasitja e bën të dendur si shkurre.
Shumimi
Copat nga majat mbillen direkt.
Ku ta vendosësh
Në grupe në mes ose pas akuariumit.
Rritet emerse (jashtë ujit) në serën tonë. Kur kalon nën ujë, disa gjethe të vjetra mund të bien dhe zëvendësohen shpejt me gjethe të reja nënujore – normale gjatë përshtatjes.
Të dhënat e plota
Emri shkencor
Rotala rotundifolia
Familja
Lythraceae
Origjina
Azia Jugore, Juglindore dhe Lindore
Lloji i rritjes
Me kërcell
Vështirësia
E lehtë
Shpejtësia e rritjes
E shpejtë
Lartësia / gjerësia
20 – 80 cm / 2 – 5 cm
Drita
Mesatare – e fortë
CO₂
10–40 mg/l
Temperatura
22–28 °C (duron 4–32 °C)
pH / KH
4.5 – 8 / 0–21 °dKH
Shumimi
Copa kërcelli
Brenda / jashtë ujit
Po / Po
Vendi në akuarium
Mes, pas
Burimi i të dhënave: Flowgrow, plus përvoja jonë në serë.